Me ju nga faza e licensimit deri në ndërtimin e plotë të projektit tuaj.
NE MARRIM PËRSIPËR:
Mbledhjen e të gjitha informacioneve për nevojat dhe konsumet tuaja.
Regjistrim të detajuar të mjedisit tuaj për ndërtimin e stacionit tuaj fotovoltaik, për një përllogaritje sa më të mirë të instalimit.
Studim dhe pozicionim në orientimin sa më të mirë, për prodhime të larta.
Dorëzimin e studimit dhe nxjerrjen e licensës, për të cilat biznesi juaj ka nevojë, për të mbuluar nevojat tuaja.
Studimi dhe përzgjedhja e materialeve më të besueshme për ndërtimin e parkut tuaj fotovoltaik, në mënyrë që të keni funksionim të mirë dhe efikasitet të lartë për 20 vjet.
Dorëzimin e projektit tuaj në funksionim të plotë, së bashku me të gjitha projektet e tij të ndërtimit.
Monitorimin ditor (në kohë reale) të funksionimit të parkut tuaj, duke evidentuar menjëherë çdo problem që shfaqet.
Ndërhyrjen brenda 24 orëve, duke i dhënë zgjidhje çdo problemi që mund të lindë.
Sigurimin e çmimit më të mire të prodhimit për shkak të stafit tonë teknik dhe funksionimit vertikal të kompanisë sonë
T’ju ofrojmë garancinë më të madhe në treg, për pajisjet, 10 vjet për inverterat dhe 30 vjet për panelet fotovoltaike.