EV-ECO ENERGY

Përse EV-ECO?

BËHUNI PRODHUES TË KORRENTIT TUAJ
SHPËTONI NGA KOSTOJA E ENERGJISË

Kostoja e energjisë ka qenë gjithmonë një shpenzim i rëndësishëm për çdo biznes dhe zgjidhja e trajtimi i tij përbënte problem serioz.

Aq më tepër sot, kur kostot e energjisë janë rritur në nivele dy dhe tre herë më të larta se në vitet e mëparshme.

Ndaj sot është si rrugë me njëkalim, të bëhesh vetëprodhues i energjisë elektrike dhe të mos varesh nga asnjë ofrues apo nga asnjë luhatje e çmimit të energjisë elektrike.
Kushtet e sotme energjitike, por edhe projektligjet më të fundit europiane dhe shqiptare të energjisë, ju lejojnë të bëheni prodhues të energjisë suaj elektrike, në ambientet tuaja apo edhe në një parcelë toke, për sa kohë që është ngjitur me objektet tuaja.

Grupi EV-ECO, sot ka dhjetëra aplikime në hoteleri, industri dhe sipërmarrje tregtare, duke i çliruar biznesmenët nga kostot e energjisë elektrike.

Kontaktoni sot përmes telefonit: dhe e-mail-it: dhe inxhinierët tanë të specializuar do t’ju japin të gjithë informacionin që ju nevojitet për t’ju informuar se si do të mundeni edhe ju vetë t’i jepni zgjidhje problemit tuaj të energjisë duke prodhuar vetë energjinë tuaj elektrike.

APLIKACIONE ENERGJITIKE

10 ARSYE TË RËNDËSISHME PËR TË ZGJEDHUR EV-ECO SH.P.K.

01
Pse EV-ECO SH.P.K. është një kompani bijë e grupit të madh shqiptar EVEREST dhe grupit AICO S.A. të Greqisë, me një eksperiencë 18 vjeçare në fushën e fotovoltaikëve.
02
Shoqëria mëmë AICO S.A., ka studiuar dhe ndërtuar më shumë se 450 parqe fotovoltaike në Greqi, Qipro, Shqipëri dhe Ballkan, të cilat funksionojnë që nga viti 2006, me rendimente të larta dhe dëmtime të parëndësishme.
03
Ka departamente studimi, projektimi dhe mbikëqyrjeje, nga inxhinierë elektrikë shumë të trajnuar, me më shumë se 18 vjet përvojë në fotovoltaikë.
04
Ekzekuton projektet në terren, me stafin e vet teknik, të kualifikuar dhe të trajnuar mirë, duke ekzekutuar instalime cilësore.
05
Përdor vetëm materiale evropiane, me certifikim, për rezistencë ndaj kushteve atmosferike, nga -10ºC deri në 45ºC, për 25 vjet.
06
Sepse koha e ndërtimit të projektit tuaj do të jetë shumë e shkurtër, duke përfituar kështu nga prodhimi i menjëhershëm që do të keni.
07
Studion dhe harton çdo projekt duke marrë parasysh të gjitha veçoritë e tij, në mënyrë që panelet, instalimet dhe automatizimet të kenë funksionimin sa më të mirë, pa humbje dhe me jetëgjatësi sa më të gjatë.
09
Ka një departament të mbështetjes teknike, i cili ndërhyn brenda 24 orëve dhe rikthen në gjendje pune çdo problem që lind.
10
Sepse realizimi i investimit tuaj kërkon profesionistë dhe sipërmarrës seriozë në fushën e fotovoltaikëve.